Lajmet e fundit

Pascal Campion është një artist francezo-amerikan me bazë në Burbank, Kaliforni, i cili krijon ilustrime të lezetshme dhe me shumë kuptim për jetën e përditshme.
Ai është i frymëzuar nga Katrina, gruaja e tij prej 10 vjetësh, vajza e tij nëntëvjeçare dhe djemtë e tij binjakë gjashtëvjeçar, transmeton Klan Kosova.
Duke parë vjeshtën, duke ndaluar për të kapur një rreze dielli, duke mbajtur duart në një dhomë të mbushur me njerëz ose thjeshtë duke lexuar një libër në një natë me shi me një filxhan të ngrohtë të kafesë, ilustrimet e tij jo vetëm që duken të bukura, por ato gjithashtu inkurajojnë që të ndalemi e të shikojmë përreth nesh dhe të mendojmë për ato që me të vërtetë kanë shumë rëndësi.
“Momentet e vogla janë po aq të rëndësishme sa ato të mëdha”, tha Campion i cili e përshkruan stilin e tij si “spontan dhe të çrregullt në ekzekutim por i qartë në komunikim”.

























