Lajmet e fundit

Sali Berisha u ka bërë thirrje FBI-së dhe Kongresit të ShBA-së që të hetojnë ambasadoren amerikane Yuri Kim.
"Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë", u shpreh Berisha, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv
Ai iu përgjigj deklaratës së Kim e cila u shpreh se non gratat duhet të qëndronin jashtë zgjedhjeve.
Sipas Berishës, ambasadorja po përpiqet të fshehë aferat e saj korruptive të denoncuara publikisht si dhe të tjera duke folur për Partinë Demokratike dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.