Lajmet e fundit

Chelsea ka filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe është nisur për një turne miqësor në Kanada, por trajneri Jose Mourinho është i përqendruar te afati kalimtar.
Skuadra e tij dominoi sezonin e fundit në Angli, por ka nevojë për përforcime dhe objektivi i parë është qendërmbrojtësi Stones, i Evertonit.
Pikërisht Stones do të ishte blerja e parë e rëndësishme e sezonit, duke parë se Begoviç do të jetë në stol dhe ka marrë vendin e Petr Cheh, ndërsa Radamel Falcao zëvendëson Drogbanë dhe nuk dihet a do të kthehet më në nivele të larta.
Ndërkohë, Mourinho dorëzohet në garën për mesfushorin Paul Pogba, transmeton Albeu.
“Të gjithë e duan Pogbanë, por ka gjëra që i bën dhe ka gjëra që nuk mundesh”.
“Unë do doja ta kisha Kullën Eiffel në kopshtin tim, por është e pamundur”, tha Mou.