Në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një oficer policie kishte takuar një djalosh në rrugët e qytetit Franklin.
Ai ishte 7-të vjeçar dhe po tentonte që ta shiste lodrën e tij arush, për të blerë ushqim, ngase s’kishte ngrënë për ditë të tëra.
Në momentin që polici Steve Dunham e kishte takuar djaloshin, si s’po kishte fat në shitjen e lodrës për pak ushqim.
7 vjeçari i kishte thënë zyrtarit policor, se po e jepte për shitje arushin për të blerë ushqim, ngase s’kishte ngrënë për ditë të tëra.
Polici i kishte dhënë ushqim për të ngrënë 7 vjeçarit dhe më pas policia ishte drejtuar për te shtëpia e prindërve të tij, ku kishte gjetur një ambient të tmerrshëm që kundërmonte erë urine dhe kishte ushqime të prishura ngado.
Në shtëpi kishin gjetur edhe 3 fëmijë të tjerë, të cilët më pas i kanë ushqyer ndërsa prindërit e tyre, i kanë arrestuar, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.