Lajmet e fundit
Përzgjedhësi i Francës nuk është pajtuar me vendimet e menaxherit të Real Madridit për zëvendësimin e Karim Benzemas në ndeshjet që skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka luajtur deri tani.

Menaxheri i Francës, Didier Deschamps, i ka dalë në mbrojtje Karim Benzemas pas zëvenëdsimit për herë të pestë të francezit në përballjen me Atletico Madridin; vendim që sulmuesi francez nuk e priti aspak mirë.
“Unë nuk e zëvendësoj. Ai do që të shënojë gola, por ata nuk janë gjithçka për të”.
“Benzema do që të përfshihet në lojën e skuadrës. Ai është shumë i rëndësishëm për Francën”.
Benzema që është zëvendësuar në gjashtë ka tetë ndeshjet e këtij sezoni ka startin më të mirë për Realin që nga transferimi i tij.