Lajmet e fundit

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka folur para ndeshjes gjysmëfinale të cilën ata do të ndeshen me Gjermaninë.
Kështu Deschamps ka thurur lavde për Die Manschaft para kësaj përballjeje të madhe gjigantësh.
“Nuk do të vë presion në Joachim Low. Ai është shumë i qetë dhe i relaksuar.”
“Gjermania është kombëtarja më e mirë në Evropë dhe në botë.
“Në këtë garë, edhe pse ata kishin pakëz frikë ndaj Italisë, ata janë vërtet në përparim.”
“Në ndeshjen kundër tyre ne do të japim gjithçka. Fakti që ne luajmë në Francë është i jashtëzakonshëm. Çdo gjë është e mundur”, ka thënë Deschamps, transmeton Klan Kosova.