Lajmet e fundit

Të përdorësh make-up në festën e Halloween-it mund të jetë diçka zbavitëse për të gjithë, por pas bojës së frikshme fshihen shumë dëme që i shkaktohen fytyrës.
Dermatologja Macrene Alexiades- Armenakas , pedagoge në Universitetin Yale, ka zbuluar se grimi me bojëra shkakton shpërthime aknesh, alergji dhe sëmundje vdekjeprurëse në lëkurën tonë.
Ajo është shprehur se kimikatet e gjetura në shumë produkte që përdoren për Halloween lidhen drejtpërsëdrejti me kancerin në lëkurë dhe atë në gji.
“Për shkak se ato janë të një cilësie të ulët kanë një përqindje të lartë konservatësh dhe kimikatesh që janë kanceroze”, shpjegon Alexiades-Armenakas./10minuta