21.08.2023 · përditësuar para 1050 dite1 min lexim
Deri në katër orë janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të Merdares janë deri në 2 mijë metra.
Gjendje hiç më e mirë nuk është as edhe në Dheun e Bardhë, atje pritjet për në dalje janë deri në një orë, kurse kolonat kanë arritur deri në 200 metra.
Ndërkaq, në Jarinje dhe Muçibabë pritjet në dalje janë deri në 20 minuta./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.