Lajmet e fundit

“Kur shikojmë situatën e sigurisë në Kosovë, ajo që shohim është se në përgjithësi vitin e kaluar ajo vazhdoi të përmirësohet. Prandaj është lajm i mirë për Kosovën. Dhe kjo është arsyeja pse NATO në janar ndërpreu dislokimin e forcave rezervë në Kosovë. Dhe kjo u bë pas dy vjetësh rotacioni të vazhdueshëm”, ka thënë Rutte.Ai ka thënë se vazhdimisht po shikohet se si më së miri të rregullohet prania e KFOR-it. Sipas tij, në këtë moment KFOR-i ka një forcë prej rreth 4700 trupash, duke thënë se po shikohet kthimi i pranisë që ishte para vitit 2023.
“Natyrisht kjo do të varet nga rrethanat dhe do të shohim se KFOR-i do të ketë mes 3000 dhe 3500 trupa. Kjo, mendoj unë, reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë”, ka thënë Rutte duke përsëritur se misioni i KFOR-it do të mbetet i fokusuar në detyrën bazë që ka.”, ka thënë tutje Rutte.Ndryshe, para disa ditësh këtë e kishte paralajmëruar edhe komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich. /Klankosova.tv