Pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova nga pika kufitare në Merdarë vetëm sa shkon e rritet.
Tani mërgimtarët e udhëtarë të tjerë po presin deri nga tri orë, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona ka arritur deri në 1 mijë e 500 metra.
Në pikat tjera kufitare fluksi i pritjeve është më i ulët, ku të Dheu i Bardhë po pritet deri në 30 minuta, e në pikat tjera më së shumti pritje ka deri në 5 ose 10 minuta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.