Opinionistja Aida Dërguti, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kryeministri Albin Kurti dëshiron të ketë disa procese zgjedhore.
Dërguti theksoi se, edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një rënie të mbështetjes nën 50 për qind, kjo shihet si një kosto e përkohshme nga ana e pushtetit.
“Ne jemi duke shkuar në drejtim të diktaturës, në kuptimin që do ta marrë kontrollën e të gjitha institucioneve. Pra, edhe me çmimin që në këto zgjedhje që do të vijnë, do të ketë një rënie nën 50 për qind, kjo është kosto e përkohshme, të cilën ai mendon se do ta përballojë, për ta rikuperuar në zgjedhjet e ardhshme, sepse për sa kohë del i pari, ai nuk del nga zyra e kryeministrit”, u shpreh ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=PE0qFyX2qvM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.