Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka komentuar mundësinë e dërgimit të Forcsës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, duke theksuar se angazhimi i Kosovës duhet të jetë i kufizuar dhe në nivel simbolik.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të marrë rol udhëheqës në asnjë zonë të Gazës, jo për shkak të mungesës së gatishmërisë, por siç tha, për shkak të mungesës së përvojës në operacione të tilla.
“Unë besoj që kapaciteti i Kosovës duhet të jetë simbolik dhe nuk duhet të jetë udhëheqës në cilindo prej rajoneve në Gaza, jo për mungesë të vullnetit, por për mungesë të përvojës”, tha ai.
Ramadani ka nënvizuar se në situata të tilla është e domosdoshme që përgatitjet të nisin me kohë, duke përfshirë vendosjen e kapaciteteve civile dhe të inteligjencës.
ADArticle · Inline 1 (300×250)300x250
“Pra, në raste të tilla është dashur që qysh tash të vendosen kapacitete civile, të intelegjencës, intelegjencës ushtarake, që të marrin informacion, t’i vendosin pikat e kontaktit, të vendosen burime të informacionit, në mënyrë që mbrojtja e forcës që e dërgon, të jetë më e konsoliduar”, shtoi Ramadani./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1ly7lf7__hg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.