Lajmet e fundit
Dora e djathtë e Carlo Ancelottit, Paul Clement, është në shënjestër për të drejtuar pankinën e skuadrës legjendare angleze Derby County, sezonin e ardhshëm.

Derby County po e kërkon asistentin e Carlo Ancelottit, Paul Clement, për pozitën e trajnerit. Klubi anglez do të garojë në Championship në sezonin e tetë me radhë, pasi ishin të shkurtër një pikë për një pozitë në play-off.
Clementit, që ka qenë asistent i Ancelottit qysh nga epoka e tij në Chelsea, mund t’i pëlqejë ideja e të qenurit shef. Pavarësisht performancave të dobëta viteve të fundit, Derby është një prej klubeve më të vjetra në Angli (fitues lige më 1972 dhe 1975) dhe një ndër klubet që premtojnë më shumë sezonin vijues. Trajneri momental Steve McClaren ka shprehur dëshirën për të qëndruar, por vendimi ende nuk është marrë.
Kjo nuk është e para herë që Clement lidhet me transferime në ishull, pasi më parë flitej se ai mund të merrte drejtimin e Newcatle Unidted, Brighton, West Brom dhe Southampton.