Sonte luhet njëra prej ndeshjeve më të mëdha dhe më të zjarta në Evropë, Juventus-Inter.
Derby d'italia numër 245 në të gjitha garat, pritet me interesim të jashtëzakonshëm dhe se kurrë më parë, në një ndeshje si kjo, prezent nëse jo në fushë, pritet të jetë kosovari Edon Zhegrova, që tashnë është pjesë e gjigantit Juventus, por vështirë se mund ta shohim në lojë, eventualisht në 15 minutat e fundit.
Dy skuadrat hyjnë në këtë duel me objektiva të qarta: Juventusi kërkon të tregojë forcën dhe stabilitetin e mbrojtjes së hekurt, ndërsa Interi synon të imponojë lojën sulmuese dhe shpejtësinë e krahëve, .
Rivaliteti historik e bën këtë sfidë edhe më të veçantë, ku çdo gabim mund të jetë vendimtar. Për tifozët, kjo nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një betejë prestigji që pritet të ofrojë spektakël dhe emocione deri në fund. Formacionet e mundshme pritet të jenë këto:
Ndeshja fillon nga ora 18.00, dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në ArtSport.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.