Lajmet e fundit

Interi ka mposhtur Milanin në derbin e javës së tretë të Serie A me rezultatin 1:0. Ka qenë Guarin ai i cili ka shënuar golin që ka vlerën e tri pikëve në minutën e ’58-të të takimit.
Rasti i parë serioz në pjesën e dytë i ka takuar Interit, ka qenë Jovetic përsëri ai që ka shfaqur rrezik për portën e Diego Lopez, pas një vrapimi me topin para zonës, por në fund goditja e tij u ndalë nga mbrojtja e Rossoneri.
Për Milanin ka rrezikuar Honda, pro që goditja e tij përfundoi në korner, në minutën e ’52-të të takimit.
Diego Lopez përsëri ka shpëtuar portën e tij në minutën e ’55-të, kur priti gjuajtjen e Guarin, por jo edhe në minutën e ’58-të, kur pikërisht Guarin ishte ai që shënoi golin e tij të parë në sezonin e ri, duke kaluar Interin në epërsi 1:0.
Në minutën e ’69-të Honda është rrezuar në zonën e Interit, por gjyqtari nuk ka referuar penalti.
Pas kësaj ka qenë Balotelli ai që ka rrezikuar seriozisht portën e Handanovic me një goditje shumë të fortë, e cila ka përfunduar duke qëlluar pjesën e jashtme të shtyllës së portës së Interit.
Balotelli është treguar i rrezikshëm edhe në minutën e ’82-të, kur nga ekzekutimi i ndërhyrjes së lirë ka gjuajtur fortë drejt portës, por që Handanovic dëboi topin në korner.
Kështu ky takim ka përfunduar me rezultatin 1:0 në favor të Interit që pas tre ndeshjeve ka tre fitore dhe gjendet në pozitën e parë në Serie A, kurse Milani pozicionohet i 12-ti, transmeton Klan Kosova.