E diela fantastike është e mbushur edhe me basketboll. Dy super ndeshje, njëra për kreun e tabelës e tjetra për mbijetesë, vijnë drejtpërdrejt në platformën më të pasur dhe atraktive, Artmotion.
17:00 PONTE PRIZRENI – RAHOVECI ART SPORT 1
Ajka e javës së 25-të të basketbollit vendor luhet në “Sezai Surroi”, aty ku Ponte Prizreni e vendit të parë në tabelë pret skuadrën që qëndron e treta, Rahovecin. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Pas 24 ndeshjeve të luajtura, Ponte Prizreni mbanë kreun e tabelës me 17 fitore dhe 7 ndeshje të humbura, teksa në anën tjetër Rahoveci është e treta në tabelë me 15 triumfe dhe 9 disfata.
Nga dy duelet e luajtura deri më tani dy fitore kanë skuadra e Ponte Prizrenit.
Ponte, pesëshja e mundshme startuese: Myles, Vaughn, Hajdari, Zenelaj, Martin
Rahoveci, pesëshja e mundshme startuese: Davis, Morina, Daniel, Veseli, Qollaku
19:00 TREPCA – VËLLAZNIMI ART SPORT 1
Nga ndeshja që vendos për pozitat e para, në atë që vendos shumë për mbijetesën. “Minatori” do jetë palestra në të cilën luajnë dy skuadrat që ndodhen në pozita të vështira këtë edicion, Trepça dhe Vëllaznimi. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Këto dy skuadra nuk ndodhen në pozita aspak të volitshme dhe vetëm fitorja këtu i shtynë drejt objektivave sezonale, Trepça që ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 10 fitore dhe 14 humbje me një triumf eventual do e siguronin edhe matematikisht mbetjen në elitë, teksa Vëllaznimin vetëm suksesi e mbanë me shpresë se mund të bëjë diçka më shumë këtë edicion, ata deri më tani kanë 7 fitore dhe 17 disfata.
Nga dy duele të luajtura më herët në kampionat, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.
Trepça, pesëshja e mundshme startuese: Koljevic, Haxhiu, Hajrizi, Butorac, Toutzaiarkis
Vëllaznimi, pesëshja e mundshme startuese: Nichols, Kendly, Emogbo, Shestani, Shehu
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.