Në Prince Caffe Superligën e Kosovës në baketboll, gjatë vikendit zhvillohen tri ndeshje shumë interesante.
Të shtunen nga ora 19:00, në palestrën “Minatori” Trepça e pret skuadrën e Rahovecit. “Xehtarët” synojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa Rahoveci kërkon të kthehet tek triumfi pasi ka tetë humbje e vetëm një fitore deri më tani në edicionin 2022/23.
Duele të zjarrta do të ketë edhe të dielën.
Në palestrën “Sezai Surroi”, nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Bashkimit.
Dy orë më herët lojë interesante pritet të zhvillohet edhe në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë. Aty, Vëllaznimi e pret Sigal Prishtinën e cila udhëton vetëm për fitore pasi në dy ndeshjet e fundit pati rezultate negative. Ballafaqimi mes tyre transmetohet direkt në Klan Kosova.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.