Bashkimi dhe Prishtina ndeshen sonte në palestren "Sezair Surroi" në Prizren, me fillim në orën 19:00.
Ky duel i Superligës së Kosovës në konkurencën e femrave, transmetohet direkt në kanalin
Sport 6 të platformës kryesore në vend,
Art Motion, njofton Klankosova.tv.
Ndonëse skuadra nga kryeqyteti nuk është ajo e dikurshmja, ballataqimet e tilla gjithmonë kanë prodhuar dramë në parket.
Prizrenaset e kanë nisur mbarë edicionin e ri të garave, pasi fituan Superkupën e Kosovës.

●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.