01:30 Chicago Bulls – New York Knicks Art Sport 1
Në mëngjesin e hershëm të së premtes, platforma Artmotion vjen me transmetimin drejtpërdrejt të derbit mes Chicago Bulls dhe New York Knicks. Me fillim prej orës 01:30 të mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1, Demat do të jenë mysafirë të New Yorkut në Madison Square Garden.
Në këtë ndeshje dy skuadrat vijnë me shumë ndeshje mes vete. Në 237 ndeshje mes vete, Chicago ka 125 fitore, kundrejt 112 fitoreve të Knicks. Asnjëherë këto dy skuadra nuk janë takuar në ndonjë finale të konferencës lindore.
Për momentin, Chicago renditet në vendin e katërt të konferencës lindore, me 14 fitore e 8 humbje. Ndërsa New Yorku është në vendin e 10-të me seri prej 11 fitoreve e 10 humbjeve. Në komentim: Arbon Flugaj.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.