Lajmet e fundit

Pjesë e ligjëratave brenda Burgut të Sigurisë së Lartë janë edhe sesionet që zhvillohen për të burgosurit, kryesisht ata që kthehen nga vendet islame dhe vuajnë dënimin për pjesëmarrje në konflikte atje. Në këto aktivitete u përfshi edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila synon t’i ndihmojë ata të rifitojnë orientimin dhe të integrohen gradualisht në shoqëri.
Muhamet Fazliu, Udhëheqës për trajtimin e të burgosurve dhe çështje sociale, tregon se aktualisht në BSL, për vepra kundër terrorizmit kanë 9 të burgosur.
“Ata të cilët janë të kategorizuar për këto vepra terroriste, nuk po themi që të gjithë janë të rikthyer nga Siria por kryesisht janë për këto vepra".
"Nuk ka qenë e lehtë sepse siç e dimë ardhja e tyre në fillim ka qenë shumë të rënduar në fillim, në aspektin shëndetësor, në aspektin psikik, në të gjitha aspektet. Siç e dimë një pjesë e madhe në momentin që janë kthy prej Sirisë, po flasim për burrat që janë në burgun e sigurisë së lartë, fillimisht janë vendosë nëpër institucione shëndetësore, pastaj me trajtim të vazhdueshëm prej psikologut, prej psikiatrit, punëtorit social, stafit korrektues të gjithë, një pjesë e madhe kanë qenë, për shkak të qëndrimit të tyre të gjatë nëpër kampe të ndryshme dhe normal që edhe gjendja fizike edhe psikike kanë ndiku te ta, por me kalimin e kohës kemi arritë që të kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ta dhe ti integrojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Fazliu.
Ai thekson se ky program ka qenë përmes Shërbimit Korrektues, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ICITAP-it, dhe ka zgjatur për një periudhë 1 ose 2 vjeçare, por shton se më nuk është.
Fazliu thotë se kompetent për arritjen e marrëveshjeve është Shërbimi Korrektues dhe BIK-u.
Ai shton se organizimi i ligjëratave ka qenë me të gjithë të burgosurit, për ata cilët kanë qenë të interesuar. “Sepse ne nuk mund të bëjmë diskriminime menjë grup të ketë ligjërata me një grup jo”.
“Ka pas kërkesa edhe prej të burgosurve të tjerë me u taku me imamin dhe nuk mundemi t’ia ndalojmë askujt”, thotë Fazliu për MAT në Klan Kosova.
Ndiqeni të plotë më poshtë: