Senatorja australiane, Larissa Waters, është bërë politikania e parë që ushqen foshnje me gji në një parlament kombëtar.
Zonja Waters, nga partia e Gjelbër e krahut të majtë, ushqeu bijën e saj dy muajshe Alia Joy, gjatë një votimi të martën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shtëpia e ulët vitin e kaluar iu bashkua senatit në lejimin e gjidhënies, por asnjë deputet nuk e kishte bërë këtë.
“Kemi nevojë për më shumë gra dhe prindër në Parlament”, tha zonja Waters në Facebook.
“Dhe kemi nevojë për më shumë vende pune që janë fleksibile dhe familjare, si dhe të përballueshme për kujdes të fëmijës, për të gjithë”, shtoi ajo.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.