Deputeti Samil Tayyar, anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi , pas humbjes së Fenerbahçes nga CSKA Moska në basketboll , ka sugjeruar rrëzimin edhe të një avioni luftarak rus.
"Do të doja që edhe një avion rus të rrëzohet "–ka shkruar Tajar në llogarinë e tij në Tëitter.
Ekipi i basketbollit CSKA Mosca ka mundur atë të Fenerbahçes në ndeshjen finale të Euroleague me rezultat 101: 96.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë janë ftohur pasiqë Turqia rrëzoi një bombardues rus të tipit Su-24, në afërsi të kufirit sirian-turk, në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.