Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba dhe një roje e Parkut Nacional dyshohet se janë kërcënuar me sëpatë nga dy persona, të cilët ishin duke bartur dru me traktor.
Rasti ka ndodhur të dielën më 12 mars në fshatin Bukosh.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia.
“Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional”, thuhet në njoftimin e policisë.
E për këtë është intervistuar dhe ndaluar për 48 orë 34-vjeçari A.A, i cili mohoi se ka kërcënuar viktimat.
Por, për këtë nuk është deklaruar deputeti Zyba.
Ai i tha Klan Kosovës se me rastin po merren organet e rendit dhe se nuk dëshiron të komentojë lidhur me ngjarjen/ Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.