Lajmet e fundit

Sulmi i ri i ukrainasve në Rusi ka ngritur dyshimet se lufta që po zgjat më shumë se dy vite, mund të përshkallëzohet.
Mirëpo, sipas gazetarit Misha Pumo, deputetët rus, kanë deklaruar se nuk ka rrezik për Rusinë, e as nuk ekziston nevoja për mobilizim, ku sipas tyre, ushtria është e përforcuar mjaftueshëm, njofton Klankosova.tv.
“Është e vërtetë kjo, që mbi 300, 320 kilometra katror janë nën zotërimin e Ukrainës në territorin rus, por ky nuk është një informacion i saktë, se ata me të vërtetë janë parë trupa, por janë shfaqur me grupe të vogla, bën një lloj sulmi, e pastaj u larguan”, tha Pumo.
“Opinioni rus e di se çfarë po ndodh, megjithëse nuk u dramatizua nga kryeqyteti kjo ngjarje, edhe pse ka viktima, kjo nuk është e zakonshme të flitet”.
“Nga ana tjetër, deputetët rus kanë deklaruar se nuk ka rrezik për një mobilizim të ri në Rusi, pasi forcat ushtarake janë të plotësuara plotësisht”, deklaroi gazetari në Kosova Today të Klan Kosova.