Lajmet e fundit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit.
Sipas bëri të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani, ata janë ftuar fiks në ora 20:00, por të njëjtit ende nuk janë mbledhur.
Ajo tha gjithashtu se nuk dihet nëse PDK-ja do të jetë pjesë e këtij diskutimi dhe këtij votimi.
“Informacioni i fundit është që ato do të shkojnë direkt në Kuvend dhe deputetët janë thirrur në ora 20:00 që të jenë të pranishëm në seancë, megjithatë informacioni u dha tash. Nuk dihet nëse deputetët do të jenë gati të bashkohen në këtë kohë. Megjithatë, nuk dihet nëse nga PDK-ja do të marrin pjesë në këtë diskutim dhe në këtë votim për amandamentet, pasi ata ishin kundër edhe në Komisionin për Legjislacion”, tha Tërshani./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=yec8jGgEpIc