Një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë marrë kurën antiCOVID.
Këtë e konfirmuan përfaqësuesit partiak, megjithëse disa nga ta nuk dhanë shifra me arsyetimin e mbrojtjes së privatësisë së ligjvënësve.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se përveç 5-6 që janë në pritje të terminëve, të tjerët kanë marrë të paktën dozën e parë e janë në pritje të së dytës.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zëdhënësi, Lulëzim Blaka, tha se janë imunizuar të gjithë.
Ndërkaq nga Partia Demokratike, disa deputetë të kontaktuar konfirmuan se janë vaksinuar.
Sa prej tyre kanë kaluar në këtë proces nuk dihet për të zgjedhurit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përfaqësuesi i grupit, Arben Gashi, tha se për shkak të privatësisë së kolegëve, mund të konfirmoj vetëm për vete se ka marrë vaksinën.
Nga Kuvendi i Kosovës, gjatë së premtes në seancë u bë thirrje për vaksinimin e qytetarëve, proces i cili sipas kryetarit, Glauk Konjufca, mund ta kursej vendin nga mbyllja.
https://www.youtube.com/watch?v=fXV51mw4BcU
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.