Në një bankë në Prishtinë, janë deponuar 700 euro të falsifikuara.
Rastin në polici e ka paraqitur një zyrtar i bankës së dëmtuar, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës private ka informuar se nga klienti janë deponuar 700€ para të falsifikuar. Parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.