Memphis Depay është tashmë edhe zyrtarisht golashënuesi më i mirë në histori të Holandës pas dy golave të shënuar ndaj Lithuanisë në fitoren 2-3 në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Depay e kishte barazuar rekordin e legjendës, Robin Van Persie me dy golat e tij ndaj Maltës në Qershor, duke e dërguar numrin në 50 gola. Mirëpo, Depay me dy golat sot shkëputet në 52 gola total për fanellën portokalli.
Ky padyshim që është një moment i veçantë për ish-sulmuesin e Barcelonës duke ditur se sa legjenda e lojtar të mëdhenj holandezë ka lënë prapa./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.