Lajmet e fundit
Sulmuesi holandez ishte në formë në fitoren 5-1 të Djajve të Kuq ndaj Midtjylland dhe e ka pranuar se është i kënaqur me performancën e tij.

Memphis Depay ka shkëlqyer në përballjen e Manchester United me Midtjylland të enjten.
Holandezi shënoi një gol dhe fitoi një penalti në pjesën e dytë ndërsa Unitedi shkatërroi skuadrën daneze në Old Trafford.
“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme. Duhet ta bënim këtë gjë shkaku i humbjes së javës së shkuar”.
“E dinim çfarë duhet të bënim dhe është mirë që ia dolëm të luajmë në këtë mënyrë”.
“Punuam shumë për njëri-tjetrin dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme”.