Lajmet e fundit

Memphis Depay është caku kryesor i Barcelonës për sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve nga RMC Sport.
Klubi katalunas është lidhur ngushtë me transferimin e yllit të Lionit, dhe mbetet të shihet nëse ata do ta arrijnë një ujdi të tillë.
Depay edhe më herët kishte deklaruar që do ta preferonte kalimin te një klub më i madh, pasi kishte pasur një eksperiencë jo të mirë te njëri prej tyre, Manchester United.
Në anën tjetër, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e preferon bashkëvendësin e tij, dhe do të provojë më fort që ta sjellë atë në ekipin e tij.