Lajmet e fundit
Transferi më i ri i Manchester United, Memphis Depay ka thënë se e admiron Cristiano Ronaldon, dhe aftësinë e tij për goditjet e lira.

Depay insiston se nuk do ta kopjojë lojën e ish-lojtarit të United.
“Të jem i sinqert, a nuk i shijojnë të gjithë gjuatjet e lika të Crisitanos? Kam shikuar teknikën e tij, por unë e bëj në mënyrën time. Unë kam stilin tim dhe nuk do të provoj të dal prej tij” ka thënë, Depay.
Reprezentuesi holandez ka thënë që ai në Old Trafford ka ardhur që të fitojë, kurse që të fitosh duhet të shënosh gola.
Ai ka thënë që nëse arrin ta bëjë këtë sa më shpesh, gjithçka është në rregull për të pasi edhe mund të luajë në të dy krahët poashtu edhe në qendër.