Lajmet e fundit

Transferimi i Di Marias në Paris Saint-Germain po thuajse është punë e kryer.
Ai do ta lë bosh numrin shtatë të fanellës të cilit nuk arriti t’i jap shkëlqimin e duhur në sezonin e parë që kaloi në Manchester United. Por, për këtë Mempshis Depay është shprehur i gatshëm që ta marrë atë dhe për këtë e ka pyetur edhe trajnerin, Van Gaal.
Të premten bëhet e ditur se Manchester United do të bëjë prezantimin e numrave të cilët do t’i bartin futbollistët edicionin e ri. Depay mund të jetë ai i cili do ta trashëgojë numrin shtatë, shkruan ESPN.
Por fanellën e United thuhet se nuk do të mund ta veshë Victor Valdes të cilit trajneri Van Gaal i ka thënë se nuk do të ketë vend në skuadër, pas refuzimit në disa raste sezonin e kaluar që të inkuadrohet si rezervist, transmeton Klan Kosova.