Lajmet e fundit

Memphis Depay ka thënë se do të festoj nëse shënon në ndeshjen kundër ish skuadrës së tij PSV, në ndeshjen e së martës të Ligës së Kampionëve.
21 vjeçari rikthehet të përballet me klubin i cili u transferua te United këtë verë për 22 milionë funte, pavarësisht se ai ka lidhje të fortë me ish klubin e tij, ka insistuar se është komplet i përkushtuar për ta ndihmuar Manchesterin të arrij sukses në Evropë.
“Jam pyetur shumë në lidhje me festimin dhe përballjen, por është ende një ndeshje dhe futbolli është një ndjenjë, kështu që unë do të festoj nëse shënoj,” Depay ka thënë në konferencën para ndeshjes.
“Sigurisht që kam shumë respekt për PSV, por unë luaj për Manchester United tani kështu që nëse shënoj do të festoj”.