Lajmet e fundit
22 vjeçari vështirë është përshtatur në Premierligë, pas transferimit gjatë verës, por është betuar që ta dëshmojë veten para fansave.

Memphis Depay është i vetëdijshëm që nuk ka përmbushur pritshmëritë tek Manchester United, por është i bindur se së shpejti do ta bëjë këtë gjë.
22 vjeçari u transferua në Old Trafford verën e shkuar për rreth 25 milionë funte, pasi shënoi 22 gola në 30 ndeshje për PSV edicionin paraprak.
Depay ka startuar në vetëm 12 nga 20 ndeshjet e Premierligës këtë edicion, ndërsa Louis van Gaal preferon Jesse Lingard në vend të tij.
“Ende nuk e kam dëshmuar veten. Por do të luftoj për ta bërë këtë gjë”.
“Pres shumë nga vetja. Është shumë me rëndësi për mua që t’i përmbushë ato”.
“Nuk dua të them një datë, por kjo gjë do të ndodhë”.