Lajmet e fundit

Ndihmës trajneri i Manchester United , Ryan Giggs, ka thënë se holandezi Depay ka aftësinë që t’i kënaq simpatizuesit në një mënyrë që fansat e Djajve të kuqë e kanë kërkuar që kur sulmuesi portugez është larguar.
Giggs mendon që Memphis Depay do të sjellë faktorin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford.
United ka nënshkruar me Depay për 30 milionë euro në maj të këtij viti, Louis Van Gaal ka pranuar se interesimi i skuadrave të mëdha evropiane për lojtarin e ka bërë atë që të lëvizë herët në tregun e transferimeve.
21 vjeçari ka fituar këpucën e artë në kampionatin holandez dhe çmimin lojtari më i mirë i ri, pasi ka shënuar 22 gola në 30 paraqitje kur PSV fitoi titullin në Eredivise.
“Ai është i sojit që do e ngrohë Old Traffordin” tha Giggs për The Sunday Times.” Ai është një lojtar emocionues,por ka edhe substancë pas tij. Ai ishte top golashënues në ligën holandeze dhe ka pasur shumë asiste gjithashtu.
“Ai është tip i United. Fansat tanë kërkojnë lojtarë emocionues, lojtarë që i bëjnë tifozët të ngrihen nga ulëset dhe që shënojnë gola spektakular.” Tha Giggs.