Departamenti i Drejtësisë në ShBA ngriti padi kundër SpaceX të Elon Muskut, duke e akuzuar atë për diskriminim ndaj azilantëve dhe refugjatëve gjatë punësimit.
Padia akuzon se nga shtatori 2018 deri në maj 2022, Space Exploration Technologies, emri zyrtar i SpaceX, dekurajonte rregullisht azilantët dhe refugjatët që të aplikonin për punë te ata. Departamenti tha se SpaceX shkoi më tej duke refuzuar t'i punësonte ose t'i konsideronte ata për shkak të statusit të tyre të shtetësisë, në kundërshtim me ligjet federale të imigracionit.
"Hetimi ynë zbuloi se SpaceX nuk arriti të merrte në konsideratë ose punësonte në mënyrë të drejtë azilantët dhe refugjatët për shkak të statusit të tyre të shtetësisë dhe vendosi atë që përbënte një ndalim të punësimit të tyre pavarësisht nga kualifikimi i tyre, në kundërshtim me ligjin federal", tha Ndihmës Prokurorja e Përgjithshme, Kristen Clarke, në një deklaratë.
"Hetimi ynë zbuloi gjithashtu se rekrutuesit dhe zyrtarët e nivelit të lartë të SpaceX ndërmorën veprime që dekurajonin aktivisht azilantët dhe refugjatët që të kërkonin mundësi pune në kompani. Azilantët dhe refugjatët kanë kapërcyer shumë pengesa në jetën e tyre dhe diskriminimi i paligjshëm i punësimit bazuar në statusin e tyre të shtetësisë duhet të mos ishte një prej tyre".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.