Denver Nuggets kanë fituar ndaj Detroit Pistons, 95-92, në kuadër të NBA-së.
Jamal Murray udhëhoqi vendësit duke shënuar më së shumti pikë në këtë ndeshje, gjithsej 33.
Pikët e tij lanë në hije performancën e Blake Griffin i cili arriti 29 pikë e 15 kërcime te Pistons.
Ndërkaq natë të mirë te Denver pati edhe Nikola Jokic i cili realizoi 23 pikë e 15 kërcime.
Kështu, Nuggets e realizuan fitoren e 50-të në këtë edicion të NBA-së, duke u barazuar me numrin e fitoreve me kampionët, Golden State Warriors.
https://www.youtube.com/watch?v=qb9A2oXER7I
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.