Larja e dhëmbëve është një veprim i përditshëm, por dentistët paralajmërojnë se mund të jeni duke i larë gabim.
Dentisti Sahil Patel nga Londa, ka thënë se ai vazhdimisht i sheh pacientët e tij duke bërë disa gabime që mund ta dëmtojnë shëndetin e tyre oral.
Një nga gabimet më të mëdha sipas tij është kur laget furça e dhëmbëve përpara se të vendoset pasta e dhëmbëve.
“Nëse e bën këtë, po e hollon, sepse pasta e dhëmbëve ka sasinë e duhur të lagështisë. Nëse është i lagësht, e bën të shkumëzohet më shpejt dhe të bën ta pështysh më shpejt”, është shprehur ai.
Patel ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet pastruar dhëmbët, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse fijet e furçës lëvizin kundër dhëmbit, nuk po bën mirë. Fijet duhet të jenë drejt kundër dhëmbëve dhe duhet të keni një prekje të butë”, është shprehur tutje ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.