Lajmet e fundit

Një grua u denoncua nga burri i saj me arsyen se ajo keqtrajtoi atë në familje duke mos gatuar dhe mos u kujdesur për pastrimin apo rreth të gjitha punëve të shtëpisë, transmeton Klan Kosova.
Sipas ‘’La Repubblica’’, gruaja tashmë rrezikon burgun sepse gjykatësi e konsideroi këtë një shkelje të detyrimeve familjare. Gruaja është një 40-vjeçare nga Sonnino, provincë e Latina në Itali ndërsa procesi nisi në 12 tetor të vitit të kaluar.
Ajo tashmë rrezikon 2 vjet e gjysëm burg, transmeton Klan Kosova, sepse burri 7 vjet më i madh pretendon se ajo e ka dëbuar nga shtrati bashkëshortor duke e lënë në një dhomë të pistë dhe nuk i bën për të ngrënë. Prokurori Gregorio Capasso tha se këto mjaftojnë për ta konsideruar krim.
Gjykatësja Mara Mattioli e gjykatës së Latina e ka shtyrë procesin për momentin.