Lajmet e fundit

Një burrë do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg pasi vrau një pensioniste ndërsa u lirua me licencë - pasi u burgos për dy vrasje të mëparshme.
Lawrence Bierton është dënuar me një urdhër të rrallë të përjetshëm në Gjykatën e Nottingham Crown për vrasjen e 73-vjeçares Pauline Quinn, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Bierton e goditi për vdekje 73-vjeçaren me tavolinën e saj të kafesë në një sulm "brutal" në shtëpinë e saj në nëntor 2021. Ai ishte vendosur gabimisht pranë saj teksa ishte në licencë nga një dënim i përjetshëm për vrasjen e dy motrave më 1995.
Duke dënuar Bierton, gjykatësi Pepperall tha: "Ju jeni shpallur fajtor për vrasjen e pakuptimtë dhe brutale të tre grave të moshuara dhe me aftësi të kufizuara në shtëpitë e tyre"
Ai shtoi se Bierton "nuk tregoi asnjë mëshirë ndaj asnjë prej viktimave".
"Këto ishin sulme të vazhdueshme në të cilat ju keni përdorur nivele të jashtëzakonshme dhune. Nuk kam asnjë dyshim se nuk duhet t'ju jepet më kurrë mundësia të ecni në rrugë. I vetmi dënim i drejtë në këtë rast është që ju duhet të qëndroni në burg gjithë jetën”, deklaroi gjykatësi.
Bierton u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1996 për vrasjen e motrave Aileen Dudley 79 vjeç dhe Elsie Gregory 73, në Rotherham, South Yorkshire. Më pas trupave të tyre iu vu zjarri.
Bierton u shpall fajtor për vrasjen e zonjës Quinn pas një gjyqi dy-javor.