Lajmet e fundit

Sefedin Osmani është dënuar edhe me 15 vjet burgim.
Ai është gjetur fajtor për veprën penale "Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare", ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Osmani ishte shpallur fajtor në vitin 2020 për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit, Kujtim Veselit – fëmijës nga komuniteti shkali ku dhe ishte dënuar me 25 vjet.