Lajmet e fundit

Gjiganti anglez, Liverpool, është dënuar për shkeljen e rregullave, në tentimin e tyre për të nënshkruar me yllin e akademisë së një tjetri klub.
Ata u gjetën fajtor pasi që kishin tentuar të nënshkruajnë me një të ri nga Stoke City, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Liverpooli është dënuar poashtu me 100 mijë funte.
Klubi e ka pranuar fajin dhe dënimin e rëndë.
Ndërkaq Liga Premierë në një deklaratë bëri të ditur se e ka sanksionuar skuadrën nga Merseyside për arsyet e cekura më lartë.