Lajmet e fundit
Komisioni Disiplinor ka vendosur që trajnerin Gjilanit ta dënojë me 250 euro.

Bylbyl Sokoli, trajner i KF Gjilani, është dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës me 250 euro.
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendim për trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili ndodhej në procedurë për shkak të deklaratës së dhënë pas takimit të DigitAlb Kupës, Llapi – Gjilani (4:0).
Sokoli kishte thënë se Llapi nuk ka nevojë ta rregullojë ndeshjen me gjyqtarë, deklaratë që ka mjaftuar që KD ta dënojë.