Lajmet e fundit
Asi i Milan është dënuar pas protestave në fund të përballjes me Juventus, të cilën skuadra nga qyteti i modës e humbi në minutat shtesë

Carlos Bacca është diskualifikuar për një javë për shkak të protestave të ekzagjeruara në fund të ndeshjes Juventus-Milan. Për kolumbianin do të ketë dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Ndaj Genoas, Milan nuk do të ketë edhe Sosën e Romagniolin, të pezulluar për shkak të plotësimit të kartonave, shkruan Albeu.
Milan është dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh, ndërkohë që lojtarët e tjerë të skualifikua për këtë javë do të jenë: Bruno, Burdisso, Bruno Henrique, Kurtic, Masina, Milinkovic-Savic, Tomovic, Torosidis dhe Viviano.