Dennis Quaid, 65 vjeçar konfirmoi se është fejuar me 26 vjeçaren, Laura Savoie, pasi i propozoi asaj në Haëaii, transmeton Klan Kosova.
“Ndodhi në pikën më veriore të Oahu. Ishte spontane”, tha ai për Extra. “Ishte befasi”.
Ndërsa ai tha se gjithçka ndodhi rastësisht, Quaid pranoi se e kishte blerë unazën kohë më parë.
“Unë e kisha unazën në xhep. Ka qenë në plan që një muaj e gjysmë. Doja që kjo të ishte private”, tha ai.
Quaid, më parë ishte në lidhje me modelen Santa Auzins pasi martesa e tij 16 vjeçare me Kimberly Buffington mbaroi në vitin 2018.
Ai ishte gjithashtu i martuar me Meg Ryan nga 1991 në 2001 dhe P.J. Soles nga 1978 deri në 1983.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.