Lajmet e fundit

Garuesi turk Deniz Oncu ka qenë i jashtëzakonshëm me ekipin Red Bull KTM në kualifikimet e zhvilluara në Itali.
Ai e shtyu motorin e tij deri në limite për ta fituar pozitën startuese në shtegun e Mugellos, përcjell klankosova.tv.
Oncu për të marrë "pole position" e arriti kohën prej 1:56.020 duke vendosur rekord të ri të gjitha kohërave në Moto 3 në Itali.
Me mbi gjysmë sekonde vonesë vendin e dytë e zuri japonezi Ayumu Sasaki me ekipin Liqui Moly Husqvarna Intact GP.
Teksa i treti në Itali do të niset Daniel Holgado Red Bull KTM Tech3.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.