11.05.2019 · përditësuar para 2618 dite1 min lexim
Aktorja amerikane, Denise Richards, në emisionin e The Talk ka bërë të ditur që bashkëshorti i saj i ri, Aaron Phypers, do të adoptojë vajzën e saj me nevoja të veçanta, Eloise.
Richards ka thënë se burri i saj është një baba i mrekullueshëm, transmeton Klan Kosova.
“Oh, ai është një baba i mrekullueshëm. Unë mendoj se ai do ta ketë të vështirë të adaptohet me mua, pasi unë flas shumë. Por, ai është i mrekullueshëm në raport me vajzat e mia, gjithashtu ai është duke adaptuar vajzën time të vogël, Eloise, kjo është e mrekullueshme”, tha Richards.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.