03.12.2018 · përditësuar para 2799 dite1 min lexim
Skuadra italiane, AC Milan, është duke e konsideruar si opsion mesfushorin spanjoll, Denis Suarez, nëse dështon të nënshkruajë kontratë me Cesc Fabregasin.
Klubi italian shpreson që ta forcojë linjën e mesfushës nëpërmjet futbollistit Cesc Fabregas, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë kontratë me të deri në muajin e ardhshëm, mesfushori Denis Suarez, do të jetë synimi i tyre i ardhshëm.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.