Lajmet e fundit

Lojtari rus, Denis Cheryshev, është huazuar nga Villarreal te ekipi tjetër spanjoll Valencia.
Bisedimet siç njofton Marca ishin të qeta mes të dyja klubeve pasi anësori nuk shihej si një lojtar kryesor për Villarreal.
Ndryshe, Valencia në fund të sezonit ka të drejtë ta blejë plotësisht kartonin e lojtarit 27 vjeçar.
Përveç Cheryshev, Valencia poashtu ka transferuar në këtë merkato edhe lojtarë të tjerë si: Gameiro dhe Batshuayi.