Robert DeNiro, është 73 vjeçar dhe po ashtu është njëri nga aktorët më të kërkuar në showbiz, dhe s’e ka ndërmend të ndalet.
Gjatë dekadës së fundit, DeNiro ka luajtur në 30-të filma, 11 prej të cilëve kanë qenë komedi dhe njëri i animuar. Mirëpo, si i përzgjedhë rolet fituesi i çmimit Oscar? Përgjigja e tij është e thjeshtë.
“Ehpo, pjesa më e mirë e që më bën të lumtur është kur mua më kërkohet të bëj diçka”, ka thënë ai në një intervistë për CNN, para premierës së filmit “Hands of Stone”. “Dhe unë vetëm them ‘më lini të vendos’ dhe pastaj thjeshtë e zgjedh një rol”, transmeton Klan Kosova.
Që kur ka luajtur në filmin “Meet the Parents” në vitin 2001, zëri i tij i ka dhënë jetë edhe personazhit të animuar të peshkaqenit të bardhë, në filmin për fëmijë “Shark Tale”, e ka luajtur rolin e një praktikanti në filmin e vitit 2015 me Anne Hathaway “The Intern”, kurse në filmin më të fundit, ai luan gjyshin e Zac Efron, në komedinë “Bad Grandpa”.
Mirëpo DeNiro, për vitin 2016, ka zgjedhur edhe një tjetër dramë. “Hands of Stone”, është filmi i fundit ku ai e luan rolin e Ray Arcel, një trajner i një boksieri nga Oabnamaja, Roberto Duran.
“Hands of Stone”, do ta ketë premierën me 26 gusht të këtij viti.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.